Video
“Pse bën si p**”, Gjergji ofendon vajzën në Facebook por ajo e bën të pendohet keq
"Pse bën si p**", Gjergji ofendon vajzën në Facebook por ajo e bën të pendohet keqA. Shehaj
Vec-e-jona
Ndërsa teknologjia vijon të bëjë progres, disa njerëz duket se nuk kanë për të ndryshuar kurrë as mënyrën e të menduarit, e aq më pak atë të të sjellurit.
Ditën e sotme një vajzë ka sjellë një denoncim në redaksinë e JOQ.al ku tregon se një djalë me emrin Gjergji i ka shkruar disa herë, por ajo nuk i ka kthyer përgjigje duke e lënë të kuptojë që nuk dëshiron të bezdiset e të komunikojë me të më tej.
Mirëpo, me sa duket, Gjergjit nuk i ka pëlqyer sjellja e vajzës dhe e ka ofenduar.
Ajo nuk i ka besuar syve nga ç'ka ka lexuar dhe pas një bisede me të panjohurin, vendos ta denoncojë në polici.
Ja çfarë shkruan vajza për JOQ.al:
Duket diçka e rëndomtë në pamje të parë, por tamam-tamam përfaqëson një kauzë të rëndësishme të injorancës që vazhdojnë të tregojnë një pjesë e shqiptarëve, duke të cenuar në këtë formë.
Nga iritimi e bëra menjëherë një denoncim, por nuk e di sa do të veprojnë.
Vërtetë do dëshiroja ta publikonit duke ia bërë publik emrin edhe personit.
Është e rëndësishme t'ju jepet zë këtyre rasteve edhe pse të vogla.
Personi është krejt i panjohur dhe sms vjen nga jashtë.
Gjeni më poshtë edhe bisedën e vajzës me Gjergjin.
JOQ.al