Video
Pse ne shqiptarët jemi të vetmit në botë që themi “duam bukë”
Pse ne shqiptarët jemi të vetmit në botë që themi "duam bukë"L. Çela
Vec-e-jona
Shkoni për disa orë te disa familje të ndryshme shqiptare. Nuk ka problem: në fshat, në qytet, ku të doni. Thjesht dëgjoni gjatë mesditës se si shprehen fëmijët, kur duan të hanë drekën.
Ndoshta ende nuk na e keni kuptuar temën, por po jua shpjegojmë. Secili prej fëmijëve që do të dëgjoni do të thotë "mami, dua bukë". Asnjë fjalë më shumë, vetëm "dua bukë".
Po pse vallë ne jemi të vetmit në botë që e theksojmë bukën? Në Itali, Gjermani, Spanjë apo Angli thonë "dua të ha", "a hamë drekë?" ose "a hamë?", "dua të ushqehem", "a ka ushqim?", etj. Ne jo! Ne shtojmë bukën!
Një shpjegim kjo e ka. Për ne nuk ka mëngjes, drekë dhe darkë, sepse vetëkuptohet. Për ne nuk ka rëndësi vakti. Ne thjesht duam bukë, sepse kjo shprehje është trashëguar nga koha e komunizmit.
Shqiptarët nuk kishin luksin për ta menduar vaktin e ushqimit si diçka të plotë.
Sot ne kemi më shumë se katër pjata përpara, atëherë jo. Fëmijët (teknikisht gjyshërit apo prindërit tanë) thonin "dua bukë", sepse shërbimi nga nënat e tyre aq ishte: bukë.
Kjo shprehje është si simbol i një epoke të errët dhe plot vuajtje, kur mungonte shumëçka. Sot gjërat kanë ndryshuar. Ne hamë mirë (apo shpenzojmë mjaftueshëm për këtë, le të themi), por prapë kërkojmë vetëm bukën. /JOQ.al
JOQ.al