Kuriozitete
Pse Veseli takoi komandantin Jetullah Geci para se të nis fushatën në Skenderaj?
Para se të mbaj takimin me elektoratin e Skenderaj, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shkuar në kullën e komandantit të Brigadës 112 “Arben Haliti”, Jetullah Gecin.
Në këtë takim, Veseli bashkë me nënkryetarin, Hajredin Kuçin kanë kërkuar mbështetjen e Jetullah Gecin për PDK-në, duke qenë se ky i fundit gëzon një respekt të madh jo vetëm në Skenderaj por edhe në tërë Drenicën, raporton Magazina.al.
Ish komandanti i UCK-së, i cili ka pritur në kullën e tij në Llaushë të Skenderaj Veselin dhe Kuçin, i ka garantuar ata se Drenica do ta vazhdojë ta përkrah PDK-në si në të kaluarën.
Për më tepër, Geci pas një jave ka paralajmëruar një takim me të gjithë ish ushtarët e UÇK-së, të Brigadës 112 Arben Haliti, të cilët sipas tij do ta konfirmojnë edhe një here mbështetjen për koalicionin PDK-AAK-NISMA.
Merret vesh se gjatë qëndrimit në Kullën e Jetulla Gecit, pos zgjedhjeve të përgjithshme është biseduar edhe për ato lokale, ku djali i Jetullahut, Faruk Geci, është pretendent për kryetar të Skenderaj.
Veseli ka thënë se përkrah idenë që frymë e re të mbizotërojë edhe në zgjedhjet lokale në Skenderaj.
Ndryshe, raportet mes Veselit dhe Jetullah Gecit, datojnë që nga koha e luftës dhe të njëjtat janë kultivuar dhe ruhen edhe tash.