Connect with us

Publikoi allishverishet e kryeministrit, vritet me bombë në makinë gazetarja

Video

Publikoi allishverishet e kryeministrit, vritet me bombë në makinë gazetarja

Publikoi allishverishet e kryeministrit, vritet me bombë në makinë gazetarjaD. Cani

Lajme

Një gazetare e e njohur në Maltë, e cila kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion, ka vdekur në një sulm me makinë, sipas policisë.

Daphne Caruana Galizia, 53 vjeçe, thuhet se u vra kur makina që ajo po ngriste shpërtheu pak pasi u largua nga shtëpia e saj në Bidnija pranë Mosta.

Mediat lokale thonë se një nga djemtë e saj dëgjoi shpërthimin dhe nxitoi të dilte jashtë.

Kryeministri Joseph Muscat, të cilin Caruana Galizia e akuzoi për keqbërje këtë vit, denoncoi vrasjen.

Dënoj pa rezerva këtë sulm barbar ndaj një personi dhe lirinë e shprehjes në vendin tonë. Të gjithë e dinë se znj. Caruana Galizia ishte një kritik i ashpër i imi, politikisht dhe personalisht, ashtu siç ishte edhe për të tjerët”, tha ai në një deklaratë televizive.

Por ai theksoi se s'mund të ketë “asnjë justifikim … në asnjë mënyrë” për një veprim të tillë.

Nuk do të pushoj derisa të bëhet drejtësia”, u shpreh ai.

Televizioni i Maltës raportoi se Caruana Galizia kishte paraqitur një ankesë në polici para dy javësh për të thënë se ajo kishte marrë kërcënime por nuk dha asnjë informacion tjetër.

Policia ka hapur një hetim për vrasje.

Raportet e gazetave thanë se shpërthimi kishte lënë pjesët nga makina me qira që po ngiste nëpër rrugë dhe në një fushë aty pranë.

Burimi: BBC / Përktheu: JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top