Kuriozitete
Pulë gjigande në Shtëpinë e Bardhë
Një pulë gjigande, që fryhet me ajër, është shfaqur përballë Shtëpisë së Bardhë.
Një pulë gjigande, që fryhet me ajër, është shfaqur përballë Shtëpisë së Bardhë.
Pula me emrin Don ka një kreshtë të artë flokësh mbi kokë, të ngjashme me atë të Presidentit Donald Trump. Në imazhet e televizioneve shihej pula gjigande dhe pronari i saj, Taran Singh, banues në Kaliforni, thotë se po e përdor atë për të ndërgjegjësuar qytetarët.
“Po e bëj këtë në përpjekje për të ndërgjegjësuar njerëzit se sa destabilizues dhe negativ është lideri ynë. Ai nuk ka publikuar të dhënat e veta financiare, ka frikë të konfrontohet me Vladimir Putin dhe po luan lojën e një pule me Korenë e Veriut”, tha Singh.
Më herët këtë vit, diçka e ngjashme ishte përdorur nga organizatorët e marshimit të ditës së taksave, që i kërkonin Presidentit Trump të publikonte të dhënat e tij financiare dhe deklaratën e taksave.
Aktualisht, Presidenti Trump nuk ndodhet në Shtëpinë e Bardhë, por në Bedminster të Nju Xhersit, ku po kalon pushimet e tij 17-ditore, ndaj edhe nuk mund të shohë nga dritarja e tij shpendin gjigand që aq shumë i ngjason. /Lajmi.net/
Ditën e sotme, rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli proble matikën mes dy ish-bashkëshortëve....
“Është gjynaf, o burr janë fëmijë.” Policia bashkiake u merr biçikletat të miturve në Tiranë Lajme...
“U thosha mos më përplasni se jam gjynah”, të miturit tregojnë si i refuzon mësuesja dhe...
Ja çfarë mendojnë meshkujt në fund të takimit të parë me një vajzë Lajme September 26,...
Ndahet nga jeta spikeri i njohur shqiptar, humb jetën në krye të detyrës Lajme September 26,...