Video
Puna me shtiza e bizë nderon gjakovaret, veshjet e tyre shiten në të gjithë Europën
Puna me shtiza e bizë nderon gjakovaret, veshjet e tyre shiten në të gjithë EuropënA. Shehaj
Kuriozitete
E dinit se në Gjakovë të Kosovës ndodhet një punishte e vogël e punëve me dorë, të cilat shiten në të gjithë botën? Ndoshta keni parë shaje të punuara në mënyrë artizanale dhe më pas të paraqitura në sfilata të ndryshme të markave të mëdha, por ja që nuk i bëjnë vetëm emrat ndërkombëtar punët me dorë.
Femrat në Shqipëri dhe në Kosovë dallohen për punimet e tyre me shtiza dhe bizë, e ideja për të hapur një kompani e cila prodhon produkte shqiptare dhe më pas shiten në tregjet ndërkombëtare, i ka ardhur një vajze të re.
Ajo thotë për Klan Kosova:
Produktet tona prodhohen në Kosovë dhe eksportohen në të gjithë Europën. Bëjmë koleksionet tona dhe këtë herë kemi nxjerrë në shitje koleksionin vjeshtë-dimër. Ideja ka nisur në kafe. Ne jemi 5 motra. Jemi munduar të përshtatemi me trendet botërore. Ishim në dijeni për disa brende ndërkombëtare me punë dore dhe e shihnim që Kosova ka më shumë pasuri për punën e dorës se diçka tjetër. Ndaj thamë pse të mos bëjmë diçka që përmes shitjeve botërore të tregojmë aftësitë tona, por edhe të ndihmojmë ekonomikisht femrat e Kosovës, t'i bëjmë ato të ndihen produktive".
E me sa duket, ia kanë dalë shumë mirë këto gjakovare!
JOQ.al