Video
Qëlloi me thikë gjyshin e gjyshen, habit 19-vjeçari nga Tirana: Ja pse e bëra
Qëlloi me thikë gjyshin e gjyshen, habit 19-vjeçari nga Tirana: Ja pse e bëraA. Shehaj
Lajme
Një ngjarje e rëndë ndodhi në kryeqytet ditën e sotme ku një djalë i moshës 19-vjeçare qëlloi me thikë gjyshen dhe gjyshin e tij.
Dy të moshuarit u shoqëruan në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut në kryeqytet, ndërsa viktima të 19-vjeçarit Benjamin Kaso janë 80-vjeçari Shaban Agai dhe 70-vjecarja Hajrie Agai.
Sipas dëshmisë së 19-vjeçarit, ai ka thënë se i plagosi të moshuarit pasi ata talleshin me të.
Megjithatë, dyshimet e policisë janë se djali ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka kryer krimin. Teksa hetimet vijojnë, dyshohet që faktor ndikues mund të ketë qenë edhe depresioni.
JOQ.al