Video
Qeveria nuk ngopet me pak, radhën për grabitje e ka Federata e Futbollit
Qeveria nuk ngopet me pak, radhën për grabitje e ka Federata e FutbollitL. Çela
Sport
Armand Duka pritet të vuajë më shumë se kurrë në zgjedhjet e ardhshme për presidencën e FSHF-së. Sipas medieve sportive, kundër tij do të jetë pushteti lokal.
Duket qartë se politika po ndërhyn ashtu si disa vite më parë, sepse dy emrat e përmendur si kandidatë kundër Dukës janë deputë të PS-së.
Sipas informacioneve të fundit, qeveria do të joshë krerët e bashkive të cilat kanë shumicën e aksioneve në klubet e futbollit, të cilat nuk janë pak. Pra, duke u premtuar favore, ata do të votojnë kundër Dukës në mars.
Sikur të mos mjaftonin qindra milionat eurot e vjedhura me strukturat e shtetit, politika do të gllabërojë edhe futbollin. Shqipëria i pranon të gjitha, apo jo?
JOQ.al