Video
“Qeveria “Rama” do të rrëzohet nga Perëndia”, Nard Ndoka “godet” me profecinë e tij
“Qeveria “Rama” do të rrëzohet nga Perëndia”, Nard Ndoka “godet” me profecinë e tijD. Cani
Lajme
Nard Ndoka, deputeti i PDK-së, ka shokuar me qëndrimin e tij të fundit në rrjete sociale lidhur me situatën e fundit politike të krijuar në vend.
Ai ka komentuar në Facebook, një ditë para votimit në Kuvend të raportit të Këshillit të Mandateve për çështjen e Samir Tahirit, për të cilin Prokuroria kërkon heqjen e mandatit dhe arrestimin, për akuzat e trafikut të drogës.
Ja statusi i Nard Ndokës:
Zoti do vendosë drejtësi në këtë vend! Unë kam besuar shumë kohët e fundit, se kjo qeveri nuk rrëzohet me vota, as me protesta, as nga opozita, as nga drejtësia, por vetem nga Perëndia! Kur Rama mendoi se kishte nalizuar çdo gjë: Fitore plebishitare, asksim të opozitës, gjymtim të LSI, privatizim të ekonomisë, skllavërim të drejtesisë, miklim të ndërkombëtarve; më shumë se kaq nuk kishte ëndërruar, as kur ishte nën efektin tymues! Të gjithë u frikësuam: populli heshti, opozita përpëlitej, drejtësia po kapitullonte, institucionet u ngrinë, presidenti noterizonte, ndërkombëtarët humbën, shoqeria civile inte e kazanët zienin ‘supë falas’!
Vend pa shprese, pa perspektivë, pa të ardhme, në prag kapitullimi dëshpërues; sa turp, sa keq, sa pa fat, uzorpim, heshtje, frike, pendesë reektim dhe përsëri dëshpërim! Zoti vonon, por nuk harron! Italia, Katania, antimaa, prokuroria, opozita, kuvendi, Sajmiri, Rama, Balili, Zagani, të gjithë folën. Zoti i ndihmoftë! Zoti do asë shqip! Besimi në Zot, nuk vdes kurrë!
JOQ.al