Video
Quan LSI-në “motër”, por Vasili ka firmosur për largimin e tij, gazetarja lë Ramën pa fjalë
Quan LSI-në "motër", por Vasili ka firmosur për largimin e tij, gazetarja lë Ramën pa fjalëA. Shehaj
Lajme
Edi Rama, Marsela Karapanço
Duke folur për opozitën, e cila përfshin jo vetëm PD-në, por edhe LSI-në, Kryeminsitrit Rama duket se i shpëtoi goja dhe nga retorika e vjetër iu kujtua LSI-ja motër.
Duke folur për rregulloren që duhet zbatuar në Parlament, kreu i qeverisë u shpreh:
Do apo nuk do Partia Demokratike bashkë me motrën, LSI-në, parlamenti kështu do të funksionojë, edhe pse u mësuan në parlamentin mejhane, ku merrej fjala dhe flitej në hava".
Ka qenë gazetarja Marsela Karapanço ajo që i ka kujtuar se Petrit Vasili ka firmosur largimin dhe pezullimin e Ramës për 10 ditë nga jeta parlamentare, duke e lënë disi të menduar Ramën.
Ai u përtyp dhe më pas tha me ironi:
Të mos merremi me aspektin qesharak të punës suaj, por të merremi me aspektin qesharak të opozitës. Të lutem, hë motër".
JOQ.al