Connect with us

Qytetarët “sulmojnë” vendimin e Ramës: Je më keq se Enveri, por do kesh fatin e Musolinit

Video

Qytetarët “sulmojnë” vendimin e Ramës: Je më keq se Enveri, por do kesh fatin e Musolinit

Qytetarët "sulmojnë" vendimin e Ramës: Je më keq se Enveri, por do kesh fatin e MusolinitS. Bardhi

Lajme

Pas lajmërimit të djeshëm që bëri kryeministri Rama sa i takon aksionit për ujin e pijshëm ka pasur edhe një reagim të gjerë tek populli i thjeshtë.

Me batuta, ironi, por edhe në mënyrë eksplicite të gjithë kanë komentuar të indinjuar për reformën e ujit të pijshëm, ku Rama tha se edhe puset do të maten me sahat.

E dini atë shprehjen “Shko mbytu në pus”, epo ku do mbyten shqiptarët e shkretë tani që edhe pusi do bëhet i shtetit praktikisht.

Afati që caktoi Rama për këdo që furnizohet me ujë në mënyrë informate është 90 ditë, në të kundërt do ketë edhe ndërhyrje të policisë.

Disa nga reagimet më të forta në postimin e Ramës në Facebook lidhur me këtë çështje i gjeni më poshtë, ku disa qytetarë madje e krahasojnë edhe me diktatorin Hoxha.

Komentet e qytetarëve:

Komentuesi 1: Merru me bosat e droges moj mizere njiherë. Pasi ti plotësosh kushtet minimale popullit atëherë kthehu tek reforma e ujit. Të shkretët ne me ty veq. Sa të mallkum paskena qënë.

Komentuesi 2: Sa per energjin duet te vien ne pranga ajduterit si sali brrisha dhe ilir meta se leket perfunduan ne xhepat e ajduterve krye ministeri te zbatoj vetinkun dhe jo tembroj ajdutet. saper uin duet paguar

Komentuesi 3: Uji nuk eshte i pijshem te gjithe e blejme beje te behet i pijshem eshte detyra jote pastaj kerko te paguhet

Komentuesi 4: Shume bukur a do kete shkurtime afati ne zbatimin e lidhjes se kontratave dhe reduktim te burokracive?

Komentuesi 5: Kalo naj dite nga Paskuqani, se punonjesit e ujesjellesit mbledhin 10 mij leksha per ti fut ne xhep dhe hallku vadisin e kenaqen, shkon uji lume

Komentuesi 6: Po pse ne kryeqytet blihet uj me bidona esht jasht standarti ketu me kthe përgjigje

Komentuesi 7: Mos shiko dhe vetem ujin shiko politikanet qe jane alabaker dhe te piste te pastrohet llumi po bere kete bravo ndryshe je i deshtuar si politikan

Komentuesi 8: O gjenerali I ushtrise se vdekur po kur ta ndalosh noj dit edhe ajrin.

Komentuesi 9: Nuk ke moral ti te flasesh per ligj dhe per penalizim..po ske faj Populli te shikon i tmerruar cfare po ben po ska fuqi…

Komentuesi 10: Uji seshte i pijshem ! ! Cfar reforme do beni ? Do jete uji i pijshem pas kesaj reforme apo prane do blejm uje per te pir ! Po e paguajm ujin shuk her vetem se eshte i ndotur

Komentuesi 11: Po ne qe nuk na keni sjell akoma ujin dhe cdo behar germojm duke thelluar puset per nje pik uji cfar do na besh zoti kryeminister ? Dhe flas per fshat me 1700 banor qe ndodhet vetem 2 kilometra na qyteti.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top