Connect with us

Qytetari na prezanton “Tiranistanin”: Duhet të respektoj makinat në trotuar

Video

Qytetari na prezanton “Tiranistanin”: Duhet të respektoj makinat në trotuar

Qytetari na prezanton "Tiranistanin": Duhet të respektoj makinat në trotuarL. Çela

Vec-e-jona

Tirana mund të jetë çdo gjë, përveçse një qytet model apo një vend ideal për të jetuar. Dëshmia e radhës për këtë fakt vjen nga një qytetar, i cili me një mesazh të dërguar në redaksinë tonë ankohet për trotuaret e mbushura me makina.

Kryeqyteti ynë nuk është i blinduar vetëm me plehra, por edhe me biznese të cilat nuk dihet se me çfarë kriteri janë ndërtuar dhe mbi ç’baza vazhdojnë të pengojnë njerëzit për të ecur lirshëm.

Shteti i mban sytë mbyllur dhe sillet sikur gjithçka shkon mirë, sepse… kështu i leverdis për hir të shumë “muhabeteve” të vjetra, me interese që ndahen në sa e sa njerëz dhe qarqe njerëzish.

Astiri-Tiranistan, 2017! Mendova të kaloj në trotuar, por duhet të respektoj makinat! Anonim, ju lutem”.

Ky është mesazhi i një njeriu të thjeshtë, i cili kërkon vetëm të ketë një rutinë krejtësisht normale në lagjen e tij. E pamundur! Vendparkime nuk ka (ose duhet të shkosh vetëm aty ku do Lali Eri dhe të harxhosh gjysmën e rrogës ditore), kështu që populli nuk di ku të mbytet. /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top