Video
Qytetarit i prishet bolieri nga cilësia e ujit, Lali Eri kërkon rritje çmimi
Qytetarit i prishet bolieri nga cilësia e ujit, Lali Eri kërkon rritje çmimiS. Shtjefni
Vec-e-jona
Lali Eri së fundmi pa paralajmërim, vendosi në këshillin bashkiak që çmimi i ujit të rritet me 20 lekë për metër kub. Kështu çmimi ujit nga 45 lekë/m3, bëhet 65 leke/m3.
Por a justifikohet çmimi i ujit me atë cfarë realisht na vjen në shtëpitë tona?!
Në çdo shtet të botës, së pari bëhet projekti, sigurohet investimi dhe në baze të rezultatit të punimeve dhe të cilësisë, atëherë mund të diskutohet për mundësinë e rritjes së çmimit për shkak të kostos së mirëmbajtjes, ndoshta.
Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, rritet çmimi i ujit dhe pastaj ndoshta, me një ndoshta shumë të madhe, do të bëhen investime për ofrimin e cilësisë së ujit për ta bërë të pijshëm.
Në redaksinë tonë na kanë ardhur disa foto nga një qytetar që tregon se cilësia e ujit në Tiranë është rrezikshmërisht shumë e keqe. Kjo gjë mund të provohet fare thjeshtë duke e parë me sy të lirë, në shije por edhe nga raste si ky më poshtë.
Qytetari deklaron për JOQ.al :
Ditën e sotme kam thirrur teknikun e bolierit të dushit pasi nuk më punonte më, dhe kur hiqet rezistenca e bolierit, shihet qartë qe e gjitha është e mbuluar me një trashësi të madhë gurëzash. Rezistenca është ndryshuar 6 muaj më parë dhe nuk është aspak normale që të prishet dhe të mbulohet me gurëza gëlqeror brënda një kohe kaq të shkurtër. Tekniku më tha se është pikërisht nga cilësia e keqe e ujit, e cila ka lloj lloj mbetjesh dhe se sërish do më prishet. Faleminderit lali Eri, ta paçim borxh"
JOQ.al