Video
Rama: Akademia e Shkencave është një kufomë
Rama: Akademia e Shkencave është një kufomëA. Shehaj
Lajme
Kryeministri Edi Rama, në praninë e ministres Lindita Nikolla, ka organizuar ditën e sotme një takim me disa prej anëtarëve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku ka folur për reforminin e këtij institucioni, ndërsa e ka cilësuar atë si një xhevahir të shndërruar në kufomë.
Sipas Ramës, reformimi me rrënjë i Akademisë së Shkencave është e vetmja rrugë për të dalë nga inercia e kalbëzimit dhe drejtuar sytë nga e ardhmja.
Ndër të tjera, Rama tha para akademikëve:
Nuk patëm asnjë reagim që të na nxiste në këtë proces dhe të na përfshinte, ku humbëm, humbët më shumë se një vit me një inerci, që është ajo e kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni që u krijua si xhevahiri më rrezatues i kurorës së dijes shqiptare dhe sot është burim pezmatimi permanent, brengë për të gjithë ata që e themeluan Akademinë e Shkencave dhe i dhanë shkëlqimin e autoritetit të tyre. Kjo situatë na ka shtyrë të çojmë para idenë e refuzimit për të financuar më tutje këtë institucion me paratë e taksapaguesve shqiptarë”.
JOQ.al