Video
Rama bën gafën e madhe në Facebook, Vasili kap gjithçka në kohë dhe e “kryqëzon”
Rama bën gafën e madhe në Facebook, Vasili kap gjithçka në kohë dhe e "kryqëzon"F. Tenolli
Lajme
Çdo mëngjes kryeministri Edi Rama poston një status rutinë në faqen e tij zyrtare në Facebook ku i uron ndjekësve ditë të mbarë.
Ai pati një takim 2-ditor në Vlorë me qytetarët ku zhvilloi edhe një mbledhje me ministrat e menjëherë pas kësaj, në vend që të postonte në faqen e tij në Facebook mbi aktivitetet në qytetin bregdetar, gjatë pasdites postoi statusin ku i uronte ndjekësve të tij mirëmëngjesi.
Gafa e Ramës
MIRËMNGJES 😀
Dhe me shprehjen e kënaqësisë së Adela Aliaj për përfshirjen në Zyrën e re të Bashkëqeverisjes me Njerëzit në kryeministri, falë një gare të hapur me shumë konkurrentë të mirë, ju uroj një ditë të mbarë.
5 minuta më pas ai e ka fshirë statusin dhe e ka korrigjuar me atë të duhurin.
Statusi i korrigjuar i Ramës
Faleminderit Vlorës dhe mirupafshim së shpejti
Me mbledhjen e Këshillit të Ministrave, disa aktivitete publike dhe rreth 80 takime pune të anëtarëve të qeverisë në zonën e Vlorës, u mbyll me vendime, mësime e angazhime të dobishme, zhvendosja e kabinetit qeveritar në një qark të vendit për këtë muaj. Deri në fund të tetorit çdo ministër do të shkojë në një prej qarqeve të vendit së bashku me deputetët e qarkut përkatës, për një ditë të plotë pune. Kjo do të jetë një praktikë e përmuajshme dhe muajin e ardhshëm qeveria do të zhvendoset për një mbledhje të sajën, me nje kalendar takimesh të ngjashëm takimesh, në qarkun e Dibrën. #përDibrënqëDuam #përShqipërinëqëDuam
Kjo gafë nuk ka kaluar pa u vënë re nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili ka reaguar me një status në Facebook me fjalë të rënda ndaj kryeministrit.
Postimi i Vasilit
Kryeministri ka rrjedhur krejt, i thotë pasdites mëngjes
Ua ua ky derdimeni kryeministër gajasi dynjanë se hedh mesazhe ne fb pasdite dhe u thotë mirëmëngjes njerëzve.
Ju kam thënë kaq herë mos e dëgjoni se ka rrjedhur krejt, ia fut kot dhe haluçinacionet e kanë bëra helaq.
Shpërdoron dozën, merr shumë…vërtet shumë
JOQ.al