Video
Rama çudit këtë të diel: Kemi rritje ekonomike, ju tregoj edhe për paktin me Bashën
Rama çudit këtë të diel: Kemi rritje ekonomike, ju tregoj edhe për paktin me BashënA. Shehaj
Lajme
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka ardhur tërësisht ndryshe këtë të diel, duke zgjedhur ambientet e shtëpisë së tij në Surrel për të bërë komunikimin e përjavshëm me qytetarët dhe jo më zyrën e tij në Kryeministri.
Me sa duket, me ndryshimin e vendit i kanë ardhur ide të reja dhe ka përmendur njëfarë rritje ekonomike (!) për të cilën, sipas tij, ka folur edhe Komisioni Europian.
Siç tha Kryeministri, vendi ynë është vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, por që fatkeqësisht, asnjëri prej nesh, shqiptarëve, nuk po e ndjen këtë të uruar rritje në xhepat e tij.
Rama tha:
Shqipëria u vlerësua javën që shkoi për rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për konsolidimin e financave publike dhe uljen e borxhit publik. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje inkurajuese në bazë 10% në rang vjetor. Po vazhdojnë investimet prodhuese, të cilat sjellin edhe punësim real.
Në vijim, ai nuk nguroi të flasë edhe për një lloj pakti që donte të bënte me opozitën, në të mirë të anëtarësimit të vendit në BE, por që sipas kryeministrit, kanë qenë tekat e opozitës ato që e kanë mbajtur larg këtij pakti.
Rama u shpreh se bëri propozimin për të bërë pakt, por si përgjigje mori mallkime pa hesap.
Kreu i qeverisë tha:
Kisha propozuar një pakt për të punuar së bashku për këtë dhe disa objektiva, por nga opozita mora vetëm mallkime dhe akuza pa kufi. Ata janë pa vizon dhe ide, fatkeqësisht as forca morale s’i vë dot mbi interesat e tyre të vajtueshme”.
JOQ.al