Video
Rama e shau në Kuvend, Berisha: Je një m** në një copë mëndafshi
Rama e shau në Kuvend, Berisha: Je një m** në një copë mëndafshiA. Shehaj
Lajme
Pas pikëpyetjeve nëse Edi Rama e shau apo jo ditën e djeshme Sali Berishën në kuvend, ka reaguar ditën e sotme vetë Berisha.
Ai tha:
Dje më shau pas shpine, siç ka karakterin. Të shash nga karrigia e kryeministrit është turp. "Një merdë (hale) në një copë mëndafshi" thotë francezi. S'je gjë tjetër".
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili mori fjalën dhe replikoi me Berishën, duke i thënë se nuk e ka sharë kurrë dhe se nuk e ka cilësuar as "vrasës" pas ngjarjeve të 21 Janarit, ku 4 persona u vranë në bulevard.
Rama replikoi me fjalët:
Larg qoftë që unë të të shaj ty dhe Lulin. Ke vrarë njerëz në Bulevard dhe nuk të them "vrasës". S'të kam thënë kurrë vrasës. Kur më tregon fytyrën e një vajze të plagosur, Luli të shikojë faturën e 21 janarit dhe të Gërdecit, por unë kurrë nuk i them "vrasës".
Nuk i drejtohem askujt me termat mafioz, kriminel dhe vrasës. Dallimi është shumë i madh. Sa i takon të sharave nga karrigia e kryeministrit, e di kurrizi i Erion Braçes dhe Taulant Ballës se ç'u është bërë nga ty. Por ti bën tënden.
E vërteta është që ti e ke mbajtur përgjegjësinë kur je larguar nga PD-ja pas humbjes. Pa ty nuk ka PD".
JOQ.al