Video
Rama fton për bashkëpunim studentët, por a nuk është paksa herët për hashash?
Rama fton për bashkëpunim studentët, por a nuk është paksa herët për hashash?L. Çela
Lajme
Edi Rama nuk e njeh turpin.
Pas ditëve të skandaleve të mëdha të shtetit të lidhur kokë e këmbë me krimin, kreu i qeverisë sot priti 100 studentët më të mirë të vendit.
Ai i ftoi ata që t’i bashkohen platformës së tij për këtë mandat, duke hedhur akuza drejt qeverisë së mëparshme për problemet në arsim.
Sipas Ramës, socialistët e kanë gjetur arsimin në gjendje të mjerueshme, por gjithçka ka ndryshuar me reformën në Maturën Shtetërore.
E lexuat mirë? Me reformën në arsim, e cila la pa universitet qindra studentë dhe detyroi shumë prej tyre të vazhdonin “me urdhër” studimet në privat.
Rama premtoi se do të ofrojë kurs anglishteje falas për studentët, por harroi se nuk mund të ulet në një tavolinë me të ardhmen e vendit, kur atë e ka shkatërruar që në nisje.
Çfarë do të thotë që studentët t’i bashkohen kësaj qeverie? Të merren me hashash? Ndoshta këtë ide ka Kryeministri. /JOQ.al
JOQ.al