Video
Rama i heq fondet Akademisë së Shkencave: Nuk shpenzojmë për nëndetëse që kalbet nën rërë.
Rama i heq fondet Akademisë së Shkencave: Nuk shpenzojmë për nëndetëse që kalbet nën rërë.A. Shehaj
Lajme
Kryeministri Edi Rama i hoqi përfundimisht fondin Akademisë së Shkencave. Këtë vendim Rama e shprehu gjatë mbledhjes së grupit parlamentarë të PS. Fondi që do të hiqet nga Akademia do të kalojë për universitetet për një bibliotekë shkencore, ku mund të bëhen kërkime shkencore si dhe të mësohet gjuha angleze falas për të gjithë studentët.
Sipas tij, nuk mund të vazhdohet të shpenzohen rroga që merren kot. Kryeministri e krahasoi Akademinë e Shkencave më një nëndetëse e cila po kalbet nën rërë.
Në fakt në projektbuxhetin e 2018, qeveria parashikoi një fond prej 110.5 milionë lekë, por hoqi dorë nga ky buxhet duke ia transferuar Ministrisë së Arsimit.
Pas deklaratë së kreut të qeverisë për prerjen e fondeve Akademia e Shkencave ka njoftuar një mbledhje urgjente për të diskutuar financimin e Akademisë.
Mbledhja do të mbahet më datë 31 tetor 2017 ora 12.00 në sallën “Aleks Buda” dhe është kërkuar nga një grup akademikësh
Rama tha ndër të tjera:
Akademia sovjetike e shkencave duhet të hyjë në një proces reforme jo të diktuar nga shteti. Por paratë e shpenzuar kot për të tundur flamurin sovjetik do të shkojnë për kërkimin shkencor në universitet. Duhet të mbështesim këdo që bën kërkime shkencore, dhe jo një nëndetëse që kalbet në rërë".
Nga raporti i publikuar rezulton se në vitin 2016 ASH ka marrë nga buxheti i shtetit 96 milionë lekë të reja dhe zero të ardhura nga projekte apo subvencione, nga të cilët, 94 milionë janë shpenzime korente, paga dhe vetëm 2 milionë lekë të reja investime.
JOQ.al