Connect with us

“Rama ka humbur ekuilibrin psiqik dhe njerëzor”, Basha bën deklaratën e fortë

Video

“Rama ka humbur ekuilibrin psiqik dhe njerëzor”, Basha bën deklaratën e fortë

"Rama ka humbur ekuilibrin psiqik dhe njerëzor", Basha bën deklaratën e fortëS. Bardhi

Lajme

Pas mbledhjes së Kuvendit kryeministri Rama ka dalë para mediave duke iu drejtuar me fjalë fyese dhe me një fjalor jo fort zyrtar.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basah, i cili ndër tjera thotë se Rama ka humbur ekuilibrin psikik njerëzor, duke iu referuar reagimit të tij ndaj pyetjeve të gazetarëve.

Basha shkruan në Facebook:

Sulmi agresiv, banaliteti rrugaçëror dhe kërcënimet kundër gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij. I marrë peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer në një lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekuilibri psiqik dhe njerëzor, ndaj po ushtron dhunë verbale kundër çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij.

Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë, e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri.

Përgjigjja më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes. Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjithë bashkë, unë dhe opozita jemi në krah të çdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugaçërinë e Ramës sot. Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top