Connect with us

Rama përjashtoi Tahirin nga PS, reagon Basha: BE t’i bëjë preson kryeministrit

Video

Rama përjashtoi Tahirin nga PS, reagon Basha: BE t’i bëjë preson kryeministrit

Rama përjashtoi Tahirin nga PS, reagon Basha: BE t'i bëjë preson kryeministritF. Tenolli

Lajme

4

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama.

Basha është shprehur se PS ka ndërmarrë prej tre ditësh një fushatë sulmesh kundër Prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë. Ai kërkon ndihmën e të jashtmëve që t'i bëjnë presion Ramës.

Kryeopozitari kërkon që Tahiri t'i nënshtrohet ligjit dhe të mos mbrohet nga imuniteti parlamentar.

Reagimi i Bashës:

Fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë është një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Ju bëj thirrje Komisionit të Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe partnerëve të tjerë perëndimore që kontribuan për hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi, të bëjnë presion ndaj kryeministrit dhe shumicës qeverisëse që të ndërpresin menjëherë këtë fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj drejtësisë, e cila ka për qëllim gjunjëzimin e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkueshëmrisë së politikanëve të ekspozuar publikisht si të lidhur me krimin.

Nëse qeveria do të lejohet të shantazhojë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri do të rritet më tej. Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit. Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top