Video
“Rama po shet Saje Qorrin”, Berisha parandjen “shpërthimin” e Ramës për Tahirin
"Rama po shet Saje Qorrin", Berisha parandjen "shpërthimin" e Ramës për TahirinG. Hasani
Lajme
Në të njëjtën minutë si kryeministri Edi Rama ashtu dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë publikuar statuse në Facebook.
Rama shkruan se drejtësia është mbi këdo e mbi të gjithë duke nënkuptuar se do të votojë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri për t`u arrestuar, kërkesë kjo nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Po ashtu në të njëjtën linjë gjykimi por edhe në të njëtën minutë ka publikuar statusin e tij ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se Rama "shet" deputetin Saimir Tahiri. Këtë ai e ilustron me mesazhin që qytetari dixhital i dërgon.
Berisha shkruan:
Noriega shet Saje qorrin në kafene! Lexoni mesazhin e sapoardhur të qytetarit dixhital"!
Statusi i plotë i Sali Berishës:
Noriega shet Saje qorrin në kafene! Lexoni mesazhin e sapoardhur të qytetarit dixhital!! sb
Përshendetje Doktor. Isha ulur në një lokal ku qëlloi të hynte Rama, i cili nxinte i tërë dhe po iste në telefon. Nuk vuri re se kishte njerze, apo e bëri me qëllim, por po thoshte që kishin ardhur materiale të reja shumë implikuese në lidhje me hetimet.’”, shkroi Berisha në një postim në Facebook.
JOQ.al