Connect with us

Rama: Qirje Sali, fol për palikarin, mos hajde me listë shtëpie për deputetët

Video

Rama: Qirje Sali, fol për palikarin, mos hajde me listë shtëpie për deputetët

Rama: Qirje Sali, fol për palikarin, mos hajde me listë shtëpie për deputetëtA. Shehaj

Lajme

Rama

Pas fjalës së Berishës, nuk është kursyer as Rama të thotë fjalën e tij referuar çështjes së Himarës. Berisha e akuzoi se kishte hedhur poshtë një studim të bërë nga britanikët, ndërsa sipas Ramës, ky rast nuk ka aspak lidhje me atë që thotë ish-kryeministri.

Duke iu drejtuar me emrin "qirje Sali", Rama nuk përtoi t'i kujtonte edhe Dashamir Tahirin (Dashin e Havasë).

Kryeministri tha:

Qirje Sali, fole si gjithmonë nga havaja jote, se s'ke as Dashin e Havasë këtu. Kjo s'ka lidhje fare me masterplanin. Bëhet fjalë për një projekt urbanizimi për qytetin e Himarës, kopshtin, bashkinë dhe një projekt për përfundimin e vijës bregdetare të Himarës. Po ngatërron dy gjëra me njëra-tjetrën. Ndoshta të foli kujtesa se si në qeverinë tënde ndodhi rrëmuja.

Unë nuk vij këtu me librin tënd të shtëpisë, siç vjen ti këtu me librin e shtëpisë të të gjithë deputetëve".

Ai vijoi edhe më tej ironinë me Berishën, teksa i tha:

Ja ku e keni megafonin. Hajdeni, flisni atë palikarin…Flisni sikur keni rënë nga qielli sot. Jeni të gjithë Havaja e Dashit".

Akuzave të Vangjel Dules, nga ana tjetër, iu përgjigj duke u mbrojtur se nuk e ka çështjen patriotike një letër biznesi.

Sipas Ramës:

Shqipëria është nën akuzë për respektimin e të drejtave të minoriteteve. Flamirin nuk e tundim për të bërë biznes dhe për të bërë karrierë, si zotu Dule".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top