Video
Rama quajti “Le Iene” media kazan se publikuan mjerimin e fëmijëve në Bulqizë, vjen reagimi
Rama quajti “Le Iene” media kazan se publikuan mjerimin e fëmijëve në Bulqizë, vjen reagimiF. Tenolli
Lajme
Emisioni investigativ “Le lene” transmetoi disa ditë më parë një reportazh nga Bulqiza ku trajtohej problemi i fëmijëve që punonin gjithë ditën në stoqet e mineralit të kromit për të fituar 100-200 lekë në ditë.
Gazetarja Alice Martineli ishte ajo e cila i shoqëroi këta fëmijë gjatë një dite pune dhe dëshmoi thirrjet e tyre të dëshpëruara se si iu duhej të punonin për të ndihmuar familjet e tyre të varfra.
Videoja u bë virale në pak orë dhe shërbeu si sensibilizuese por edhe ngjalli zemërim tek një pjesë e mirë e shoqërisë.
Gjatë një vizite në Bulqizë ditën e sotme, Edi Rama u shpreh se ai reportazh ishte bërë nga një media kazani e që pamjet e shfaqura ishin të vjetra dhe ato nuk i përkisnin aspak periudhës së tij të qeverisjes.
Ai u shpreh gjatë vizitës në një familje në Bulqizë:
Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën më filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më. Po ishin filmime të vjetra mo… edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren…tmerr. Tmerr. Çfarë të thuash!”.
Nisma Thurje ka kontaktuar me gazetaren e Le Iene duke e pyetur se kur janë bërë xhirimet, pa u dhënë kontekst të deklaratave të Kryeministrit. Ajo konfirmoi se xhirimet janë bërë nga datat 14 në 16 tetor të këtij viti.
Kur i sqaruan se përse po e pyesnin, gazetarja tha se për këtë çështje do të ketë edhe një deklaratë zyrtare nga Le Iene dhe ishte e shokuar se si një kryeministër mund të gënjejë hapur dhe në vend që të merret me zgjidhjen e problemit, shan median që e solli në vëmendje.
JOQ.al