Video
Rama “sherr” me gazetarët, i ofendon rëndë: Jeni të pa ditur, thashethemexhinj në kazan
Rama "sherr" me gazetarët, i ofendon rëndë: Jeni të pa ditur, thashethemexhinj në kazanA. Shehaj
Lajme
Kryeministri Edi Rama ka shfryrë gjithë nervat e tij me gazetarët ditën e sotme, pas përfundimit të seancës parlamentare.
Ai u është drejtuar gazetarëve me fjalë ofenduese, e madje duke i cilësuar s të pa ditur dhe që kanë nevojë të informohen. Duke thënë se është turp puna që po bëjnë gazetarët në Shqipëri, i kapur ngushtë nga pyetjet e njerëzve të medias në lidhje me çështjen Tahiri, Rama është marrë me "edukimin" e gazetarëve dhe këshillat ndaj tyre.
Sipas tij, gazetarët po tronditin publikun me budallallëqe pa sens. Ai i quajti thashethemexhinj që sillen në një kazan mediatik me shumë probleme, ndërsa disa prej pyetjeve i quajti edhe "idiote".
Disa nga fjalët e Edi Ramës:
Turp për të gjithë ju që ende nuk e keni kuptuar për çfarë bëhet fjalë dhe trondisni publikun me budallalliqe pa pikë sensi. Jemi sot në kushte të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë 5 rreshta para se të niset e tu tregojë të tjerëve, duke abuzuar me misionin tuaj, për çfarë bëhet fjalë. Akoma s'e keni marrë vesh se imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh.
S'keni marrë vesh akoma që jeni pjesë e këtij problemi të madh që ka Shqipëria, ku akuzat kërcasin në hava dhe ju i përcillni si tel bakri, pa përgjegjësi. Sot jemi këtu, jo për të mbrojtur një deputet, por kushtetutën e republikës së Shqipërisë dhe ligjin.
S'bëhet fjalë për heqjen e imunitetit, por për diçka shumë ekstreme, për arrestin me burg.
Jeni kaq të pa ditur. Lexoni nëse doni të bëni ndërmjetësin e publikut. Si të mos jem i neveritur dhe i shokuar, kam thënë atë që duhet të thotë çdokush nëse e ka seriozisht drejtësinë. Të thuhet e vërteta. Kam thënë një shprehje shumë të thjeshtë: nuk ka familje politike pa drurë të shtrembër, por nuk kam thënë cili është druri i shtrembër dhe as ju kam dhënë mundësinë të bëni këto shtrembërime.
Po ju përgjigjem të gjitha pyetjeve siç di unë e siç ma do e bardha zemër.
Roli juaj nuk është të amplifikoni thashetheme. Jeni një amplifikator thashethemesh i paparë.
Nuk po ju ofendoj. Jeni pjesë e një kazani të madh që është një problem më vete.
Çfarë janë këto pyetje idiote?"
JOQ.al