Video
“Rama u foli ambasadorëve sikur po u drejtohej Habilajve”
"Rama u foli ambasadorëve sikur po u drejtohej Habilajve"L. Çela
Lajme
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë ironi me Kryeministrin Edi Rama pas fjalimit të tij me ambasadorët e Shqipërisë.
Manjani, një ekspert i njohur i ligjeve, ka bërë një postim në rrjetet sociale duke theksuar se kreu i qeverisë u foli ambasadorëve sikur po u drejtohej Habilajve.
Ja ç'shkruan ai:
U paska folur ambasadorëve të Republikës sikur u flet Habilajve! U ka bërë muhabet investimesh të huaja. Ndërkohë, të huajt që investojnë, pasi rrihen barbarisht, përcillen me barrelë në Rinas! Vetëm diplomacia e Habilajve e mbron këtë gjë! Hashash-diplomacia në veprim".
Manjani aktualisht është ndër kritikët më të mëdhenj të Kryeministrit, ndryshe nga shumica e personazheve të tjera në LSI, që janë stepur paksa në muajt e fundit.
JOQ.al