Video
Reagon Rama për akuzat ndaj Tahirit: Nuk ka asnjë tolerim për këdoqoftë
Reagon Rama për akuzat ndaj Tahirit: Nuk ka asnjë tolerim për këdoqoftëS. Bardhi
Lajme
Që prej ditës së djeshme politika po zien duke rrahur argumenta dhe opinione lidhur me hipotezën se Saimir Tahiri është i implikuar direkt në trafikimin e lëndëve narkotike.
Saimir Tahiri ka qenë Ministër i Brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama, ndërkohë që aktualisht mban statusin e deputetit.
Ishte Partia Demokratike ajo që nisi akuzat kundrejt ish-ministrit dhe me sa duket çështja do thellohet më tej.
Në një reagim të parë publik për këto ndaj Tahirit, Edi Rama shprehet me anë të një statusi në Facebook:
DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.
Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”
JOQ.al