Connect with us

Reportazhi në Bulqizë, gazetarja italiane i përvishet Ramës: S’janë pamje të vjetra, kemi faktet

Video

Reportazhi në Bulqizë, gazetarja italiane i përvishet Ramës: S’janë pamje të vjetra, kemi faktet

Reportazhi në Bulqizë, gazetarja italiane i përvishet Ramës: S'janë pamje të vjetra, kemi faktetD. Cani

Lajme

Gazetarja italiane Alice Marinelli e cila solli reportazhin për fëmijët e Bulqizës, të cilët vuajnë duke mbledhur krom dhe detyrohen të lënë shkollën për të punuar, i ka kthyer një përgjigje të detajuar Edi Ramës.

Ky i fundit, gjatë një vizite në Bulqizë, tha se ishte acaruar nga ajo që pa në telvizor.

Sipas Ramës, pamjet që serviri emisioni investigativ “Le Iene” ishin të vjetra dhe se edhe ata janë pjesë e kazanit mediatik, duke gënjyer dhe postuar imazhe të vjetra.

Mirëpo, gazetarja investigative ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në faqen e saj “Facebook”.

Ajo i shkruan kryeministrit Rama se i ka parë me sytë e saj fëmijët të mbledhin gurë dhe më pas t’i shesin me 0,10 qindarka kilja.

Madje, ajo i kërkon ndër të tjera atij që të bëjë diçka për ato familje dhe mos të pretendojë se pamjet janë të vjetra.

Reagimi i plotë:

Dikujt i ka dhënë bezdi kronika jonë për fëmijët shqiptarë që mbledhin krom. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, gjatë një parakalimi në kamera, thotë se "Le Iene" është një program kazan dhe na akuzon se kemi realizuar "një reportazh m*ti me pamje të vjetra, mbi një fenomen që nuk ekziston më". I dashur kryeministri Edi Rama, e kuptoj që reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për një gjë të jeni i qetë: është xhiruar mes 14 dhe 16 tetorit 2017, as një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (janë të pranishme në 90% të imazheve, si mund të jenë filmime të vjetra?), kemi gjithë provat që mund t'jua vërtetojnë: filmime dhe fotografi me data, fatura dhe bileta të udhëtimit tonë. Por më thoni, meqë mund t'jua vërtetojmë se gjithçka është e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni diçka për fëmijët e Bulqizës dhe për familjet e tyre? Ne i kemi parë me sytë tanë duke mbledhur gurë dhe më pas i kanë shitur me 0.10 cent kilogramin. Sikurse kemi parë që sapo bie nata, i gjithë qyteti është në errësirë. Edhe që kushtet strukturore dhe higjienike të disa shtëpive janë tmerruese. Ju çfarë mendoni të bëni?

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top