Kuriozitete
Restoranti që në vend të kamarierave ka majmunë (Video)
Taverna Kayabukiya duket si çdo restorant tjetër tradicional japonez i stilit “shtëpia e sakes”.
Por nëse hyn në këtë vend modest në Utsunomiya kuptoni se kamarierët njerëz janë zëvendësuar me majmunët Macaque.
Njerëzit vijnë nga të katër cepat e botës për tu shërbyer nga këta majmunë dhe disa pamje të publikuara tregojnë ditën tipike të punës së tyre.
Majmuni Fuku-chan i veshur fiks si kamarier, u sjell miqve birrë dhe peceta për darkën.
Nëse Fuku- chan dhe shokët e tij më të rinj bëjnë një punë të mirë paguhen nga pronari i restorantit me banane, si dhe si bakshish marrin kokrra soje. /Lajmi.net/