Video
Revista amerikane godet Ramën: Ndërhyrja në Lazarat ishte vetëm për “show”
Revista amerikane godet Ramën: Ndërhyrja në Lazarat ishte vetëm për "show"L. Çela
Lajme
Operacioni i qeverisë Rama me synim pastrimin e fshatit Lazarat nga droga para katër vitesh ka qenë vetëm një “show” mediatik.
Ky është komenti i revistës amerikane “Newsweek” për këtë çështje të diskutuar në një shkrim të hollësishëm analitik mbi problemin e drogës në Shqipëri.
“Newsweek” thekson se vendi ynë shkakton shqetësime në BE:
Shqipëria nuk është vetëm përdoruesi më i madh i kokainës për frymë në botë, por një eksportues me rëndësi në kontinentin evropian. Po flasim për një vend të vogël, por që shkakton shqetësime të konsiderueshme diplomatike, kryesisht për shkak të vlerës dhe volumit të drogës së trafikuar. Aksioni që qeveria bëri në Lazarat kishte më shumë efekte vizuale sesa një film aksion në Hollywood”.
JOQ.al