Video
Rey Manajn e “thërret” Italia
Rey Manajn e "thërret" ItaliaK. Demiraj
Sport
Dikur cilësohej talenti më i madh në Shqipëri, por sot gjerat kanë ndryshuar. Rei Manaj do hapësira të luajë.
Në verë ishin disa klubet që e kërkuan në Serinë B, me Karpin që u përfol më shumë.
Në mediat italiane emri i tij u lidh edhe me klube të Serisë A, por në fund u huazua në Spanjë, aty ku po luan me Granadën.
Me spanjollët sulmuesi është aktivizuar në tetë ndeshje si zëvendësues dhe ka shënuar vetëm një gol dhe rikthimi në Itali ka nisur të përflitet që tani.
Parma është klubi i interesuar për Manajn dhe sulmuesi nuk do të ishte kundër një lëvizjeje.
Me siguri menaxheri i tij ka nisur të lëvizë “gurët” për të sistemuar futbollistin e tij, që në këtë moshë e ka të nevojshme të luajë sa më shumë.
JOQ.al