Connect with us

“Rrasën” qindra qytetarë në burg, qeveria kujtohet për paaftësinë e punonjësve të OSHEE

Video

“Rrasën” qindra qytetarë në burg, qeveria kujtohet për paaftësinë e punonjësve të OSHEE

"Rrasën" qindra qytetarë në burg, qeveria kujtohet për paaftësinë e punonjësve të OSHEES. Shtjefni

Lajme

23107454_1696140650405315_514833537_o

Pas masave të marra ndaj qytetarëve, të cilët rezultonin të parregullt në pagesën e energjisë elektrike, qeveria është kujtuar që më në fund të nisë dhe testimin në sektorin e burimeve njerëzore në OSHEE.

Këtë lajm e bëri të ditur kreu i OSHEE Adrian Çela, i cili shpalli publikisht konkursin për 11 pozicione për drejtorë rajonalë.

Deri më tani janë testuar 400 punonjës, ndërsa priten të testohen edhe 200 punonjësit e kujdesit ndaj klientit dhe arkave.

Ky është një testim, i cili ndoshta do të largojë personat e paaftë nga zyrat e tyre ku kanë punuar për shumë vite. Pra, qytetarët janë faturuar dhe kontrolluar gjatë kësaj kohe pikërisht nga këta punonjës, të cilët qeveria sot i quan "të paaftë".

Kujtojmë që shumë qytetarë janë burgosur duke shkuar dhe deri në vetëvrasje pasi rezultonin debitorë në OSHEE. Ndërkohë shumë qytetarë janë ankuar se punonjësit i faturonin padrejtësisht dhe shpesh herë, gabim.

Të shpresojmë që kjo "reformë" në OSHEE të eliminojë mbifaturimet e padrejta.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top