Video
Rrëzohet avioni/Të gjithë të vdekur, shpëton vetëm një vajzë 3-vjeçe
Rrëzohet avioni/Të gjithë të vdekur, shpëton vetëm një vajzë 3-vjeçeA. Shehaj
Lajme
Pasi një avion u rrëzua në Rusi, e vetmja e mbijetuar duket se është një vajzë e moshës 3-vjeçare. Ajo po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Prindërit e saj nuk ishin në të njëjtin udhëtim me të, pasi raportohet se e vogla po fluturonte nën kujdesin e mësueses.
Sipas Siberian Times, vajza, emri i së cilës është Zhasmina Leontyeva, ka pësuar disa fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.
Gjatë persona të tjerë, përfshirë edhe anëtarët e ekuipazhit, vdiqën.
Një prej mjekëve tha për gazetarët:
Fillimisht fëmija nuk foli. Nuk reagonte ndaj fjalëve që i thoshim. Më pas vajza arriti të shqiptojë pak fjalë dhe të marrë veten."
Avioni i vogël u rrëzua teksa po zbriste në aeroportin Nelkan, rreth 620 milje nga qyteti Khabarovsk. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1:30 me orën lokale. Maksimumi i kapacitetit të këtij avioni është 19 pasagjerë.
JOQ.al