Connect with us

Rritet frikshëm numri i të dënuarve me burgim të përjetshëm në Shqipëri

Video

Rritet frikshëm numri i të dënuarve me burgim të përjetshëm në Shqipëri

Rritet frikshëm numri i të dënuarve me burgim të përjetshëm në ShqipëriA. Shehaj

Lajme

burg

Open Data Albania ka bërë me dije sëfundmi statistikat dhe numrin e të burgosurve me burgim të përjetshëm në vendin tonë dhe më konkretisht për periudhën kohore Janar 2013-Janar 2017.

Analiza është realizuar për të dënuar në katër kategori dënimesh, të dënuar me dënim të përjetshëm; me dënim nga 20 deri në 35 vite heqje lirie; me dënim nga 15 deri në 20 vite dhe të dënuarit më pak se 15 vite.

Të dhënat bazohen tek Statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa përpunimi, komentet dhe analiza janë realizuar nga ODA.

Duke iu referuar statistikave, numri më i lartë i personave të dënuar me burgim të përjetshëm, në periudhën janar 2013-janar 2017, është shënuar në muajin janar të vitit 2017, në 164 të dënuar. Vihet re një tendencë në rritje e personave të dënuar me burgim të përjetshëm që e vuajnë këtë dënim në IEVP, nga viti në vit.

Numri më i ulët i kësaj kategorie të dënuarish është shënuar në janar 2014, me 122 të dënuar me burgim të përjetshëm. Kjo ka ardhur si rezultat i politikës së ashpërsimit dhe rritjes së kriminalitetit për krimet e rënda. Kodi i procedurës Penale, ka parashikuar në nenin 75/a, krimet e rënda sipas një liste shteruese. Përsa i përket kategorisë së personave të dënuar nga 20 deri në 35 vite burgim, në janar 2017, numri i personave të dënuar me këtë fashë dënimi shënonte 348 persona.

Kategoria tjetër e marrë në analizë, është ajo e personave të dënuar nga 15 deri në 20 vite burgim, në krahasimet janar 2013- janar 2017. Shifra më e lartë e personave të dënuar me këtë masë dënimi, është shënuar në janar 2014, me 406 persona që e vuajnë këtë dënim në Institucione.

Pjesa më e madhe e të dënuarve, janë dënuar nga gjykatat, me më pak se 15 vjet heqje lirie. Numri më i lartë i kësaj kategorie që e vuajnë dënimin në IEVP, është shënuar në janar 2014, me 2171 të dënuar me më pak se 15 vjet heqje lirie. Ky numër është ulur ndjeshëm në janar 2016, duke arritur në 1440 të dënuar me më pak se 15 vjet burgim.

Mbajtja e një të burgosuri në institucionet e vuajtjes së dënimit apo paraburgim është një proces që ka kosto financiare. Përllogaritur sipas pagesave për burgjet të bëra përmes transaksioneve të thesarit të shtetit, në vitin 2013 vlerësohej se një i burgosur mesatarisht kushtonte çdo vit pesëqind e njëzet e katër mijë lekë. Përllogaritja është bërë në një hulumtim të realizuar nga Open Data Albania.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top