Connect with us

Rruga e Kombit me pagesë, ky është muaji që do të fillojë “gjoba”

Video

Rruga e Kombit me pagesë, ky është muaji që do të fillojë “gjoba”

Rruga e Kombit me pagesë, ky është muaji që do të fillojë "gjoba"S. Shtjefni

Lajme

auto_rr_1509948296-19598371509951506

Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në buxhetin e shtetit u është paraqitur dhe një platformë për punimet infrastrukturore të vendit.

Për Rrugën e Kombit, nga 40 milionë euro që janë të nevojshme për projektin, janë parashikuar vetëm 10 milionë euro.

"Rruga e Kombit" ende nuk është përfunduar, por do të jetë aksi i parë rrugor që do të bëhet me pagesë, duke filluar nga muaji janar i viti të ardhshëm.

Kompanitë “Salillari&Kastrati”, të cilët kanë marrë me koncension Rrugën e Kombit, të vetmin investim që kanë bërë është marrja e taksës nga kompania “Joint Venture”.

Ekspertët e policisë së qarkullimit rrugorë shprehen të shqetësuar për sigurinë e qarkullimit të mjeteve nga Tuneli i Kalimashit deri në Morinë, veçanërisht në segmentin nga Kukësi deri në Morinë.

Në këtë segment ndodhen 7 ura, por që nga përfundimi i Rrugës së Kombit në vitin 2009, janë të aksesueshme vetëm me një korsi dhe mosdublimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top