Video
Ruçi i bën favorin e fundit Tahirit, habit të gjithë me deklaratën e tij
Ruçi i bën favorin e fundit Tahirit, habit të gjithë me deklaratën e tijS. Shtjefni
Slide-kryesor-1
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka folur në lidhje me çështjen e deputetit Sajmir Tahiri.
Gjatë kësaj deklarate ai ka thënë se sot në orën 17: 00 i është paraqitur kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit socialist.
Më tej ai ka shtuar se ka diskutuar me stafin e Kuvendit dhe vendimi do të jepet nesër në orën 11 të drekës dhe jo në orën 19 të mbrëmjes së sotme.
Kjo deklarate e Ruçit ka habitur jo pak median dhe gjithkënd tjetër, pasi mbledhja e Këshillit të Mandatimit ishte lajmëruar sot në orën 19:00, ndërsa Kryetari i Kuvendit e ka shtyrë me një ditë.
Në një kohë kur edhe vetë socialistët me të madhe kërkojnë drejtësinë, janë këta të fundit që e shtyjnë këtë proces.
Prokurori ka kërkuar heqjen sa më parë të mandatit të Saimir Tahirit, por me një vendim që mbetet ende i paqartë Këshilli i Mandatimit ka shtyrë mbledhjen e tij.
JOQ.al