Video
“Sa të vras gruan, më mirë vras veten”, drama e burrit që u vetëdogj sot para Kuvendit
"Sa të vras gruan, më mirë vras veten", drama e burrit që u vetëdogj sot para KuvenditA. Shehaj
Lajme
Saimir Zalli është burri që tentoi të digjte veten ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit, por që fatmirësisht shpëtoi pas ndërhyrjes së policisë dhe qytetarëve kalimtarë.
Kjo nuk është hera e parë që Zalli tenton të vetëflijohet. Më 16 Tetor ai hipi në majë të një vinçi për t'i dhënë fund jetës, për shkak të problemeve të shumta familjare.
Pasi zbriti nga vinçi, Zalli tha se ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe sa herë që shkonte të shikonte fëmijët, ajo telefononte policinë.
Pasi zbriti nga vinçi, në ambientet e Komisariatit Numër 1, Zalli u shpreh se mes rrugës që të vriste ish – bashkëshorten zgjodhi tentativën për të vrarë veten. Ai u shpreh para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk kishte arsye për të jetuar, nëse nuk takonte vajzat.
JOQ.al