Video
Sekuestrohen 187 mijë euro, kush është burri nga Finiqi që posedonte shumën?
Sekuestrohen 187 mijë euro, kush është burri nga Finiqi që posedonte shumën?G. Hasani
Lajme
Një llogari bankare me vlerë 187.000 euro është sekuetruar nga policia e Sarandës pasi dyshohen si asete kriminale. 46-vjeçari nga Finiqi është vënë në pranga pasi dyshohet se këto para i ka vënë në mënyrë të paligjshme.
Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme, është kryer ditën e sotme, në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Sipas njoftimit të policisë, llogaria bankare i përket shtetasit J.G., 46 vjeç, banues në Finiq, Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.
JOQ.al