Connect with us

Sekuestrohet pasuria qindra milionëshe e Habilajve, ç’kishin në pronësi trafikantët?

Video

Sekuestrohet pasuria qindra milionëshe e Habilajve, ç’kishin në pronësi trafikantët?

Sekuestrohet pasuria qindra milionëshe e Habilajve, ç'kishin në pronësi trafikantët?S. Bardhi

Lajme

Ditën e sotme banda e Habilajve dhe pjesa tjetër e grupit të narko-trafikantëve ndërkombëtarë pritet të dalë para drejtësisë italiane në Catania.

Mirëpo, një aksion tjetër i lidhur me këtë çështje është zhvilluar në Vlorë, ku Drejtoria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së Habilajve.

Shtetasit e proceduar penalisht për kryerjen e veprës penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'' janë Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj.

Pasuria e sekuestruar është:

-Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, e ndodhur në lagjen ''28 Nëntori'', Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

-Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ''29 Nëntori'', Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

-Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

-Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në pronësi të K.H..

-Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..

-Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.

Ndërkohë bëhet me dije se vijon puna për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top