Connect with us

“Shefat të paguanin, të jepnin edhe pushime”, ironia therëse e gazetarit pas ikjes së Adelës

Video

“Shefat të paguanin, të jepnin edhe pushime”, ironia therëse e gazetarit pas ikjes së Adelës

"Shefat të paguanin, të jepnin edhe pushime", ironia therëse e gazetarit pas ikjes së AdelësA. Shehaj

Thashetheme

Ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhamani preku shumë persona, veçanërisht njerëz të ekranit, të cilët kishin punuar me të dhe e njihnin personalisht. Të shumtë ishin ata që vlerësuan lart figurën e Adelës si profesioniste, por nuk duhet harruar edhe realiteti.

Adela kaloi nga një redaksi lajmesh në një tjetër, nga njëra revistë në tjetrën, edhe pse siç thonë tashmë, ishte një gazetare e aftë.

Një prej kolegëve të saj, Kreshnik Mersinllari, i ka kushtuar disa rreshta Adelës dhe marrëdhënies së saj me shefat që sot e lëvdojnë, ndërsa sa ishte ende në jetë e në kërkim të punës i ofruan "përherë" vend pune me pagën që meritonte, me kontratë dhe rregulla sipas Kodit të Punës.

Mersinllari shkruan:

Ehhh moj Adelë, ta dije sa të kanë dashur. Sidomos shefa redaksish. Të gjithë këmbëngulnin të të merrnin në punë, të paguanin shuma të mëdha për ty, të lidhnin kontrata të rregullta pune, të paguanin siguracionet, të të jepnin pushimet vjetore sipas Kodit të Punës, të mos të të mbanin mbi 8 orë në punë, të të çonin me trajnime, e shumë të tjera. POR TI ZGJODHE TË SHKOJE SA NË NJË REDAKSI NË TJETRËN SEPSE NUK ARRITE DOT TË SHIKOJE GJITHË KËTË MIRËSI. Shikoje tani dhe qesh me të gjithë".

Kreshnik Mersinllari

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top