Video
Sherr masiv mes italianëve dhe shqiptarëve, këta të fundit nxjerrin thikat dhe “sqarohen”
Sherr masiv mes italianëve dhe shqiptarëve, këta të fundit nxjerrin thikat dhe "sqarohen"F. Tenolli
Lajme
Më shumë se 10 persona, mes tyre italianë dhe shqiptarë janë përfshirë në një sherr masiv në Lugano.
Sherri përshkallëzoi nga një debat i thjeshtë verbal në nxjerrjen e thikave, duke shkaktuar 6 të plagosur.
Sipas atyre që raportojnë mediat lokale zvicerane, një burrë iu sul me thikë disa personave duke shkaktuar përgjakje në lokal dhe më pas u largua në drejtim të paditur.
Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur në sherrin masiv sëbashku me tre italianë të moshave 23, 27 vjeç, dhe 22 vjeç.
Njëri prej të plagosurve është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa të tjerët morën plagë të lehta në duar e këmbë.
Policia ka raportuar se të plagosurit gjenden jashtë rrezikut për jetën dhe fatmirësisht nuk u shënua asnjë viktimë.
JOQ.al