Video
Sherr me leva kokës në mes të rrugës, zbulohet arsyeja pse donin ta hiqnin qafe kuksianin
Sherr me leva kokës në mes të rrugës, zbulohet arsyeja pse donin ta hiqnin qafe kuksianinF. Tenolli
Lajme
Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në rrugën “Teodor Keko” në zonën e “Astirit” në kryeqytet, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.
Gentian Rrahmani, quhet personi i lindur në qytetin e Kukësit dhe banues në Tiranë, i cili mbeti i plagosur pas një konflikti çasti me autorin e ngjarjes.
30-vjeçari sëbashku me një mik të tijin, goditën me sende të forta autorin e ngjarjes dhe më pas i thyen atij xhamin e makinës.
Ky i fundit pasi është futur në makinë, ka nxjerrë armën në lëvizje dhe ka shtirë disa herë në drejtim të Rrahmanit.
Ai është prekur nga një plumb dhe u dërgua me urgjencë në spital ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Rrahmani njihet si një personazh problematik për policinë, madje është shoqëruar disa herë në komisariat.
JOQ.al