Video
Emri/ Sherr me thikë mes adoleshentëve, humb jetën 16-vjeçari në Kukës
Emri/ Sherr me thikë mes adoleshentëve, humb jetën 16-vjeçari në KukësF. Gjoni
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kukës ku një 16-vjeçar, i identifikuar si Alkiz Metollari, ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë në shëtitoren e qytetit.
Burimet nga policia bëjnë me dije se adoleshenti është qëlluar nga 17-vjeçari me iniciale R.M., pas një konflikti dhe dyshohet se janë të afërm.
Pas plagëve të marra ai është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë.
Foto ilustruese.
Ndërkaq policia ka arrestuar autorin, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
JOQ.al