Connect with us

Sherri me Fiorin/ Gruaja e Robert Aliaj: Nuk e shoh dot si bashkëshort, ajo ofendoi një femër

Video

Sherri me Fiorin/ Gruaja e Robert Aliaj: Nuk e shoh dot si bashkëshort, ajo ofendoi një femër

Sherri me Fiorin/ Gruaja e Robert Aliaj: Nuk e shoh dot si bashkëshort, ajo ofendoi një femërG. Hasani

Lajme

Sherri mes Fiori Dardhës dhe Robert Aliajt në spektaklin "Dance with me" është komentuar edhe nga gruaja e këtij të fundit pasi ajo në një farë mënyre u bë protagoniste. Fiori Dardha në debat e sipër i tha Bertit që mikrofonin t`ia jepte gruas së tij që e kishte lënë vetëm në Bruksel. Sigurisht, nuk ka qëndruar indiferente dhe gruaja e Robertit, e cila ka komentuar debatin mes tyre, i cili bëri që Fiori të largohej nga spektakli.

Mimoza Dino jeton në Bruksel dhe është gruaja me botën e veçantë shpirtërore, që e fut në shinat e përditshmërisë një burrë artist si Robert Aliaj. Për replikat televizive ku ajo provoi koston e partnerit të famshëm, martesën prej tri dekadash me artistin, dhe gjithçka rreth sjelljeve të tij jashtë televizionit, Mimoza Dino në pozicionin e bashkëshortes i rrëfen për herë të parë për gazetën “Panorama”:

Si fillim, të jesh bashkëshortja e Bert Aliajt është lehtësim për jetën, apo vështirësi?

Jeta mendoj se “par definicion” nuk është e lehtë për asnjëri. Por aq më tepër, jeta me një artist ka sfidat e veta. Si çdo gjë e bukur, që është edhe e vështirë.

E ndjek gjatë spektaklit “Dance with me”, dhe si të duket ndërsa e sheh nga pozitat e tua si personi që e njeh më shumë se kushdo?

Skenat me Bertin në “Dance with me” më duken si një vazhdimësi e skenave të jetës në familje, po ai spontanitet, impulsivitet dhe sens humori, po ajo vërtetësi.

Herë pas here keqkuptohet apo konfliktohet nga personazhet e njohura në garë. Si ndihesh dhe çfarë këshillash i jep për të qenë i drejtë?

Mendoj se këtu nuk duhet të konfondohet roli i gjykuesit, me rolin e performuesit. Misioni i tij në “Dance with me” është të gjykojë dhe të ftuarit të performojnë. Kur tentohet të gjykohet gjykuesi, atëherë humbet balanca dhe ndodhin dhe keqkuptime. Berti ndoshta propozon më shumë sesa konsumi i masës, dhe kjo ndoshta bëhet shkak për keqkuptime. Shpesh, gjithashtu, ai nuk është në të njëjtën “gjatësi valësh” dhe kjo lë vend për keqinterpretime. Ndërsa është një anëtar jurie që gjykon me objektivitet dhe kompetencë, në këtë rast nuk e ndiej se është me vend t’i jap ndonjë këshillë. Unë e respektoj opinionin e tij!

Spektaklin e fundit u bëre pjesë e show-t në mungesë, pasi konkurrentja Fiori Dardha të përmendi duke i sugjeruar pak a shumë Bertit: “Jepja këtë mikrofonin gruas që ke lënë në Bruskel, mjerë gruaja që të ka, etj”. Si u ndjeve për Bertin, duke qenë ti ajo?…

Bertin në panelin e “Dance with me” nuk e shikoj si bashkëshortin tim. Distancohem emocionalisht, e shikoj thjesht si një anëtar jurie, dhe pse jo si një artist të angazhuar që, krahas showbizit e entertainment, shtyn kufijtë për të shprehur shqetësimin e tij për problematika sociale e politike, për të thënë se ne zbavitemi, por dhe edukojmë dhe sensibilizojmë. Realiteti në Shqipëri është aq kompleks dhe çështja e pjesëmarrjes dhe kontributit të secilit është një emergjencë sociale.

Sa për replikën mes tyre, ti në këtë rast ishe pro Bertit si bashkëshorte e tij, apo pro Fiorit si grua që je?

Në rastin e replikës me Fiorin, unë mendoj se ndërkohë që Berti po gjeneralizonte dhe po vinte pikat mbi “i” për një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare, që nuk flitet më për raste të izoluara, si violenca bashkëshortore dhe familjare, Fiori kaloi në një revansh e atak të personalizuar. Unë besoja të paktën se Fiori, me prirjet e pretendimet e saj feministe, që u përpoq në mënyre konfuze t’i manifestojë në mbrëmjet e “Dance with me”, në çdo rast nuk do të dilte kaq në mënyrë flagrante kundër principeve të saj, duke fyer publikisht në distancë po një femër, një grua tjetër, që ajo nuk e ka idenë cila është dhe çfarë përfaqëson, pavarësisht isha unë bashkëshortja e Robertit apo e dikujt tjetër. Nëse asaj batutat e Bertit iu dukën provokative, duke mos u përgjigjur do të kishte refuzuar, dhe kjo do të tregonte klasin e saj, gjë të cilën ajo nuk e bëri dot. Reagimi i saj nuk meriton më shumë komente.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top