Video
Shifër e çmendur për të ndryshuar emrin, si do quhet stadiumi i Barcelonës?
Shifër e çmendur për të ndryshuar emrin, si do quhet stadiumi i Barcelonës?K. Demiraj
Sport
Barcelona mund të bëjë një ndryshim të papritur. Klubi katalanas është duke marrë në konsideratë mundësinë e arritjes së marrëveshjes me një sponsor të fuqishëm për ndryshimin e emrit të stadiumit "Camp Nou".
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e Barcelonës kanë marrë një propozim interesant nga kompania farmaceutike "Grifols" që stadiumi i tyre të mbajë këtë emër në vazhdim
Në rast të finalizimit të marrëveshjes me "Grifols", Barcelona flitet se mund të përfitojë deri në 400 milionë euro në një periudhë disa vjeçare. Ç'ka do të thotë se ky klub do fuqizohej ndjeshëm në kohën kur PSG e City po bëjnë namin me transferime.
JOQ.al