Video
HEC-et “shpërfytyrojnë” mrekullinë e alpeve
HEC-et "shpërfytyrojnë" mrekullinë e alpeveS. Bardhi
Vec-e-jona
Në Parkun Kombëtar të Valbonës ka nisur prej muajsh gërryerja e bregut të lumit Valbona si shkak i i ndërtimit të HEC-eve.
Ky park në Tropojë konsiderohet si mrekullia e alpeve shqiptare dhe ka një sipërfaqe prej 8.000 hektarë, ndërsa lumi Valbona ka një gjatësi prej 50.6 kilometrash.
Kjo mrekulli natyrore vizitohet nga qindra turistë në vit dhe është ndoshta arsyeja e vetme pse dikush merr rrugën për në Tropojë.
Mirëpo, qëkur ka nisur ndërtimi i HEC-eve banorët përreth kanë vrenjtur se shtrati i lumit është shkatërruar dhe Valbona i ngjason një përroi.
Ku shkoi uji i kristaltë? Nga punimet, Valbona është ndarë në disa degë dhe është “shpërfytyruar”. Përveç shtratit të lumit janë të evidentueshme edhe shkatërrime tjera të vetë tokës dhe pyllit.
Megjithëse në nisje të punimeve pati reagim nga shoqëria civile, madje protesta u zhvendos në luginën e Valbonës, sërish nuk e vuri kush ujin në zjarr dhe biznesmenët vazhduan me planin e tyre.
Për të parë “masakrën” që po zhvillohet në Valbonë mund të shikoni fotot e sjella nga një qytetar për JOQ.al.
JOQ.al