Connect with us

Shkencëtarët ndërhyjnë në ADN, kurohen dy sëmundje të rënda

Video

Shkencëtarët ndërhyjnë në ADN, kurohen dy sëmundje të rënda

Shkencëtarët ndërhyjnë në ADN, kurohen dy sëmundje të rëndaD. Cani

Shendeti

Shkencëtarët e Harvardit kanë zbuluar dy teknika të korrigjimit të gjeneve për të rregulluar mutacionet që shkaktojnë sëmundje si fibroza cistike dhe distrofia muskulore. Të dyja këto sëmundje dhe gjysma e çrregullimeve gjenetike tek njerëzit shkaktohen nga mutacionet me probleme. Kjo shpikje e re mund të sjellë korrigjimin e tyre duke kuruar dy sëmundjet mjaft problematike, me anë të ndërhyrjes në ADN dhe ARN, ku kjo e fundit shërben për të transportuar mesazhe gjenetike të përbërë nga proteina.

Sistemet e korrigjimit punojnë në qelizat e gjalla dhe nëse hulumtuesit mund të gjejnë mënyrat e duhura dhe efektive tek njeriu, ato mund të përdoren për të ndryshuar mutacionet që shkaktojnë më shumë se 15,000 sëmundje gjenetike. Të dyja ADN-ja dhe ARN-ja përmbajnë katër komponentë bazë: adeninë, timinë, guaninë dhe citozinë.

Fibroza cistike shkaktohet nga një mutacion gjenetike e trashëguar që çon në prodhimin anormal të mukusit në mushkëri dhe në sistemin e tretjes. Mukoza më e trashë se normalisht ndërtohet dhe bllokon rrugët e frymëmarrjes. Sëmundja është mjaft e përhapur dhe mund të menaxhohet me makinat e frymëmarrjes, inhalatorët dhe medikamentet, por disa të prekur nga ai do të kenë nevojë për transplante të mushkërive. Nuk ka shërim për fibrozën cistike dhe mund të jetë fatale.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top