Connect with us

Shkoi me trajnim, por dezertoi, babai i komandos të Forcave të Armatosura: Ju rrëfej pse iku në Angli im bir

Video

Shkoi me trajnim, por dezertoi, babai i komandos të Forcave të Armatosura: Ju rrëfej pse iku në Angli im bir

Shkoi me trajnim, por dezertoi, babai i komandos të Forcave të Armatosura: Ju rrëfej pse iku në Angli im birF. Tenolli

Lajme

Ministria e Mbrojtjes ka denoncuar në Prokurori 4 komando për dezertim. Ata ishin dërguar për trajnim në Angli në datën 4 tetor 2017 por nuk u kthyen më kurrë.

Ushtarët Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi shoqëroheshin nga toger Roland Poci dhe në datën 19 tetor kur do niseshin nuk janë kthyer në Shqipëri.

Për këtë ngjarje janë njoftuar edhe autoritetet britanike.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Lulzim Shkulaku, babai i Aleksandër Shkulakut, njërit prej komandove të Forcave të Armatosura që dezertoi në Angli.

Ai është shprehur se:

Djali ka bërë një veprim të nxituar, mendoj se veprimi lidhet me gjendjen ekonomike. Trajtimi financiar ka qenë shumë i vogël dhe nuk është vlerësuar nga shteti shqiptar për atë që ka dhënë në komando. Ai nuk do ta braktiste kurrë vendin e tij. Djali na ndihmonte dhe ne financiarisht. Kishim dijeni që djali ishte në Angli por nuk kemi folur, lajmin e mësuam nga të njohurit në Angli. Aleksandri ishte më i përgatituri në ushtri, ndër 15 më të mirët, ka qenë me mision në Afganistan. I bëj thirrje të kthehet në atdhe, në shtëpi, të japë kontribut për vendin e tij.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top