Video
Shkojnë për t`i arrestuar, shqiptari bën “copë” me karate policët italianë
Shkojnë për t`i arrestuar, shqiptari bën "copë" me karate policët italianëA. Naçi
Lajme
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e zotërimit të drogës, shpëndarjen si dhe kundërshtimin e forcave të rendit. Ata janë arrestuar në Milano ku u janë sekuestruar 631 gramë kokainë dhe 1000 euro cash.
Dy shpërndarësit ishin me qëndrim të parregullt në Itali si dhe me precedentë penalë.
Pas një kontrolli të banesës, dy shqiptarët e moshës 41 dhe 42 vjeç, përveç drogës kishin edhe një peshore dhe material të ndryshëm për paketimin, 1.000 euro cash dhe dy celularë.
Ata e shpërndanin drogën në zonën e quajtur Baggio. Gjatë arrestimit një polic mbeti i plagosur lehtë pasi 41-vjeçari, një njohës i mirë i arteve marciale, reagoi me forcë duke u shkaktuar trauma të lehta fizike dy agjentëve përpara se të prangosej.
Shqiptarët në fjalë ishin të dy punonjës sigurie në lokalet e natës.
JOQ.al