Connect with us

Shkojnë të blejnë veshje tek Zara, klientët “vënë duart në kokë” nga mesazhet që gjejnë

Video

Shkojnë të blejnë veshje tek Zara, klientët “vënë duart në kokë” nga mesazhet që gjejnë

Shkojnë të blejnë veshje tek Zara, klientët "vënë duart në kokë" nga mesazhet që gjejnëA. Shehaj

Lajme

Një ngjarje jo e zakontë dhe një mënyrë mjaft inteligjente e të protestuarit dhe e të kërkuarit të të drejtave ka ndodhur me punëtorët e kompanisë së veshjeve Zara në Turqi.

Klientët, të cilët kanë shkuar për të blerë veshje, janë habitur kur kanë gjetur në brendësi të bluzave, shënime të ndryshme, në të cilat punëtorët tregonin se nuk i kishin paguar.

Ndër të tjera, në këto veshje, në mënyrë të fshehtë, ata kishin lënë shënime të tipit:

Ju po i blini këto veshje, por ne nuk na kanë paguar ende. Nuk na kanë dhënë rrogat".

Ky ka qenë shkrimi që një prej blerësve ka gjetur në një qendër tregtare në Stamboll. Siç raportojnë mediat lokale, denoncimi është bërë nga punëtorët turq të kompanisë tekstile "Bravo", bashkëpunëtorë e kompanisë Zara.

Punonjësit shprehen se kanë kaluar mbi tre muaj pa marrë rrogat, pas fabrika u mbyll brenda natës. Ata janë bashkuar duke i kërkuar firmës së madhe të veshjeve, Zarës, që t'i paguajë.

Fotot janë përhapur me shpejtësi në internet dhe tashmë nuk bëhet fjalë vetëm një për çështje punësimi në Turqi, por për një apel ndërkombëtar për respektimin e të drejtave të punonjësve në mbarë botën.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top